27 Dhjetor 2024

Krizë ekonomike edhe në Portugali

Lisbonë, 25 mars - Sa vijnë e shtohen problemet për zonën euro. Pas problemeve me Greqinë, me një rritje të defiçitit buxhetor po përballet edhe Portugalia.

Ekspertët thonë se këto janë shenjat e para që tregojnë se kriza greke do të prekë me rradhë të gjitha ekonomitë e dobëta të eurozonës.

Pritet që në mbledhjen e nesërme, Parlamenti të miratojë një rezolutë që mbështet planin, i cili synon të ulë defiçitin buxhetor në 2.8 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në 2013-ën.

Për vitin që lamë pas arriti në 9.3 %. Agjensia Fiç, e cila merret me vlerësimin e nivelit të borxhit, tha do të ketë një paqënndrueshmëri të madhe ekonomike që do ndikojë në rritjen e defiçitit, sidomos gjatë viteve 2012-2013.

Si pasojë e shqetësimeve në rritje për një krizë në Eurozonë, monedha e përbashkët europiane ka humbur 1 % të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan, e ndaj paundit britanik ka humbur 0.5 %. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)