20 Nëntor 2024

Kriza vazhdon të ndryshojë edhe ekuilibrat ekonomikë në Evropë

Bruksel, 20 qershor - Sipas të dhënave të fundit që janë publikuar ndërkohë që vendet e pasura të Bashkimit Evropian po pasurohen edhe më shumë me këtë krizë, vendet e jugut që aplikojnë për paketa shpëtimi po përparojnë me bien me shpejtësi nën mesataren e Evropës.

Punët në Evropë, e cila po jeton një nga krizat ekonomike më të rënda të historisë së saj, po përkeqësohen çdo ditë e më shumë.

Shifrat e fundit që janë publikuar tregojnë se kriza vazhdon të ndryshojë edhe ekuilibrat ekonomikë në Evropë.

Luksemburgu, Holanda, Suedia, Gjermania, Belgjika, Anglia dhe Franca janë renditur në listën e vendeve që pasurohen pavarësisht krizës, duke krijuar një diferencë më të madhe me vendet që ndodhen poshtë tyre.

Panorama duket më e tmerrshme në vendet e Evropës Jugore, të cilat janë prekur thellë nga kjo krizë.

Sipas shifrave të fundit në lidhje me të ardhurat kombëtare për herë të parë pas një kohe të gjatë Spanja me Italinë kanë rënën nën mesataren evropiane.

Në mesin e vendeve që varfërohen janë përfshirë edhe Qiproja greke dhe Portugalia, por rënien më të madhe e ka përjetuar Greqia.

Me këtë rënie të shpejtë Greqia është renditur madje prapa vendeve si Malta, Slloveni dhe Republika Çeke, vende që kanë hyrë më vonë se Athina në Bashkimin Evropian.

Ashtu si edhe më parë vendet më të varfra të Unionit janë Rumania me Bullgarinë.

Kurse Turqia, e cila ka shënuar një rritje të fuqishme ekonomike këto vitet e fundit pavarësisht se shumë vende evropiane u tretën nga kjo krizë, vazhdon ti afrohet gjithnjë e më shumë mesatares evropiane.

Për momentin Turqia në listët ndodhet mbi Rumaninë dhe Bullgarinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)