16 Janar 2025

Kriza varfëron popullin grek

Athinë, 25 dhjetor - Masat drastike të kursimit ekonomik të ndërmarrë nga qeveria greke kanë shkaktuar varfërimin e mëtejshëm të popullit grek dhe kanë vështirësuar tejmase kushtet e jetesës në Greqi.

Në një përpjekje solidariteti me familjet në nevojë mijëra grekë kanë dhuruar ushqime, rroba dhe lodra në sheshin Sintagma para Parlamentit.

Kriza ekonomike dhe me pas masat e ashpra te kursimit ne kater vitet e fundit kane gjynjezuar shume familje ne Greqi te cilat ndodhen ne nje gjendje teper te veshtire ekonomike, ndaj njerez te te gjitha moshave i jane pergjigjur nismes “ -Une kujdesem-Une ndaj”, qe ka marre Bashkia e Athines.

\"Ne të gjithë e dimë se përballemi me një situatë të vështirë në Greqi, veçanërisht në Athinë, sepse qindra e mijëra familje kanë probleme me situatën e tanishme. Keshtu qe bashkepunuam me Bashkine e Athines dhe kerkuam prej njerezve te sjellin, ushqime,veshmbathje dhe lodra per femijet\", thotë Charis Goulios nga Mega Channel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)