Kriza ul besimin e euros
Bruksel, 1 nëntor - Në muajin tetor besimi ndaj ekonomisë në eurozonë me 17 vende anëtare pësoi një rënie me 0,7% duke arritur nivelin 84,5 pikë.
Indeksi i besimit krahas Gjermanisë dhe Francës, që janë edhe dy lokomotivat e ekonomisë evropiane, pësoi rënie edhe në Austri, Belgjikë, Danimarkë, Finlandë dhe Poloni.
Interesant është fakti i rritjes së besimit në ekonomi, edhe pse pak, në vendet Itali dhe Spanjë, të cilat mundohen të shërojnë plagët e krizës.
Në vendet e tjera jashtë zonës së euros, indeksi i besimit rritjen më të madhe e shënoi në Angli.