Kriza s'ka përfunduar, përderisa nuk ka vende të reja pune
Kështu është shprehur kreu i FMN-së, Domenik Shtraus Kahn duke theksuar se ende nuk mund të thuhet se kriza ekonomike ka përfunduar, përderisa nuk ka hapje të reja të vendeve të punës.
"Ekonomia nuk po krijon vende të reja pune, pikërisht ky është rreziku më i madh", tha Shtraus Kahn.
Deklarata e kreu të Fondit Monetar Ndërkombëtar ka ardhur në një kohë kur ekonomitë kryesore globale raportojnë, ndonëse në shifra të vogla, rritje ekonomike.