18 Maj 2024

Kriza prek edhe mergatën kosovare

Prishtinë, 20 gusht - Mergata kosovare, nga viti në vit po shpenzon më pak gjatë muajve të verës në vendlindje.

Turistët po arsyetohen me krizën. Statistikat tregojnë se gjatë vitit 2011, mërgimtarët mesatarisht për një vizitë shpenzuan nga 2,352 euro, që është për 405 euro më pak se një vit më parë, apo ne total rreth 45 milionë euro më pak.

Të dhënat e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara UNDP, për të hyrat nga remitencat tregojnë se në vitin 2011 mërgimtarët mesatarisht për një vizitë shpenzuan nga 2,352 euro që është për 405 euro më pak se një vit më parë.

Shenjat nga jashtë janë burimi më i madh i të hyrave për amvisnit në Kosovë,pas fitimeve nga punësimi i rregullt,dhe bëjnë më shumë se 20% të hyrave të përgjithshme,thuhet në hulumtimin për të hyrat nga reminitencat në Kosovë, që ka kryer Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara .

Edhe Banka Qendrore e Kosovës ditë  më heret ka publikuar raportin për zhvillimet financiare për vitin 2011, si dhe një pjesë për 2012, në të cilën përveç që bëhet e ditur për rënie të remitancave, po ashtu rënie ka edhe në investimet e huaja.

Dërgesat e emigrantëve nga diaspora në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kanë shënua rënie për 4.8 %, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. 

BQK ka bërë të ditur se në tremujorin e parë 2012, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën prej 119.1 milionë euro që është një rënie vjetore prej 4.8%, ndërsa investimet e huaja direkte arritën në 60.4 milionë euro apo rënie vjetore prej 27.6 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)