Kriza politike jep efektin edhe në mbledhjen e tatimeve
Prishtinë, 6 tetor Përveç bizneseve, nga kriza institucionale po pëson edhe arka e shtetit. Për këtë vit ATK kisht planifikuar mbledhjen e 367 milionë, ndërsa deri me 30 shtatorë janë mbledhur rreth 222 milionë euro.
Administrata Tatimore e Kosovës këtë vit nuk do të mund t`i realizojë të hyrat ashtu siç është projektuar. Sipas drejtuesve të ATKsë, kjo gjendje ka si pasojë gjendjen e tanishme politike, e cila ka bërë që shumë projeksione të mos realizohen.
Administrata Tatimore e Kosovës këtë vit nuk do të mund t`i realizojë të hyrat ashtu siç është projektuar.
Sipas drejtorit të ATKsë, Behxhet Haliti, për këtë vit janë planifikuar 367 milionë, ndërsa deri më 30 shtator nga tatimet janë grumbulluar rreth 222 milionë euro. Sipas tij, ky mosrealizim i planit është pasojë e situatës politike e cila ka bërë që shumë projeksione të mos kenë mundësi të realizohen.
Në rastin konkret ne kemi pritur që rreth 76 milion borxhe ndërmarrje shoqërore nën menaxhimin e AKPsë, të mblidhen apo të grumbullohen rreth gjysma e tyre, për shkak të rrethanave të krijuara këtë vit ato nuk ka ndodh, mirëpo trendi i të hyrave të rregullta të projektume vlerësojmë se është ai i pritur. Sigurisht se ne do të tejkalojmë vitin paraprak, mirëpo bazuar në pjesën e mbetur të vitit ne nuk mund të arrijmë projeksionet e 367 milionëve. Viti paraprak ka qenë i planifikuar 301 milionë euro, tha Haliti.
Këtë gjë e konfirmon edhe ministri në detyrë i Financave Besim Beqaj. Ai thotë se rreth 40 milionë euro kanë qenë të planifikuara si të hyra të njëhershme nga AKP dhe Trusti, por pa funksionim të Kuvendit nuk mund të realizohen. E për ngërçin politik e akuzon bllokun LVAN.
Ne pothuajse e kemi hequr shpresën sepse, edhe sot nëse themelohet Kuvendi për këtë vit do të jetë vështirë që të realizohen këto të hyra, pra efektet janë të drejtpërdrejta, dhe për këtë arsye po them ngërçi politik, bllokimi politik, është në mënyrë të drejtpërdrejtë i lidhur edhe me bllokimin e zhvillimit dhe akvitietit ekonomik. Prandaj unë bëj thirrje edhe njëherë tek blloku, i cili realisht është duke e mbajt peng zhvillimin ekonomik të vendit , tha Becaj.
Por deputetja e LDKsë, Hykmete Bajrami, i hedh poshtë këto akuza me kundërakuza.
Fillimisht më duhet të them se është kristal i qartë kush po e mban peng zhvillimin e vendit, PDKja me vetëm 33 vota e cila me politikat e korruptuara, zhvillimin ekonomik të vendit e mban peng që 8 vjet. Partitë opozitare janë bashkuar pikërisht për ti dhënë fund kësaj keqqeverisjeje. Ndërsa përformanca e dobët e ATKsë nuk ka lidhje me situatën politike.ATKja sikurse edhe vitet e kaluara është larg realizimit të planit. Me këtë trend ATK-ja në fund të vitit do të ketë 66 milion më pak se të hyrat e planifikuara për këtë vit. Ndërsa paratë e AKP-së dhe Trustit. nuk kanë qenë të planifikuara më herët t`i mbushin zbrazëtirat në realizimin e planit të ATKsë, ato janë shpikje të Ministrisë së Financave këto ditët e fundit, tha ajo.
E kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu thotë se kanë paralajmëruar për këto pasoja.
Pasoja ne si OEK kemi paralajmërua edhe më herët dhe kemi apelua që të ngritën mbi interesa politike mbi interesa partiake dhe vërtet të mendojnë me tepër për shtet dhe në qoftë se mendohet për shtet atëherë themelimi i institucioneve duhet të jetë baza primare se vetëm atëherë mund të kemi funksionalizim të agjencioneve kyçe në Kosovë , tha Gerxhaliu.
Gërxhaliu thotë se ky vit ka qenë i dështuar në aspektin ekonomik dhe se pasojat e mëdha do të reflektohen edhe më shumë vitin e ardhshëm, të cilat, sipas tij, do t`i bartin qytetarët e vendit.(RTK)