Kriza nuk ka rritur papunësinë e migrantëve në Gjermani
Berlin, 13 korrik - Ndryshe nga vendet e tjera, kriza ekonomike në Gjermani nuk ka prekur gati aspak mundësinë e punësimit të shtetasve të huaj.
Kështu konstatoi Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, në raportin e fundit për gjendjen e migrantëve në vendet evropiane.
Përqindja e personave të papunë me origjinë të huaj në Gjermani, megjithatë është më e lartë se sa përqindja e atyre që kanë lindur në këtë vend.
Tek femrat është rritur madje numri i grave të ardhura në Gjermani që kanë gjetur punë, thuhet në këtë raport.