Kriza në Ukrainë ndikon tek bizneset gjermane
Berlin, 19 qershor - Zhvlerësimi i madh i rublës në Rusi, apo problemet logjistike në Ukrainë u shkaktojnë dëme sipëmarrjeve gjermane.
Për shumë kompani perëndimore bizneset me Evropën Lindore janë zhvilluar shumë mirë - deri në krizën e Krimesë. Ndërkohë, BE-ja dhe SHBA-të kanë vendosur sanksione kundër Rusisë dhe këto kompani po ndjejnë humbje të mëdha.
Frank Becker e quan veten si njohës i Rusisë. Drejtori ekzekutiv i një kompanie në Berlin udhëton shpesh në Evropën Lindore për t\'i kuptuar më mirë partnerët e tij të biznesit. \"Ti duhet ta kuptosh shpirtin rus,\" thotë ai. Por edhe nëse e bëjnë këtë - ata nuk e kuptojnë se çfarë synimesh ka presidenti rus Vladimir Putin.
Becker përballet me një sërë problemesh. Në Rusi, tregun e tij më të rëndësishëm, është problem zhvlerësimi i madh i rublës, në Ukrainë ka probleme logjistike.
Me fjalë të tjera, në disa zona aktualisht është shumë e rrezikshme për të ofruar mallra. Kompania që ai drejton quhet Collonil dhe prodhon bojë këpucësh dhe produkte të tjera për mirëmbajtjen e këpucëve. Rreth një dekadë më parë kompania Collonil qe kryesisht e suksesshme në Gjermani me. Sot 65 për qind e mallrave shkojnë për eksport.
Kompanitë gjermane që angazhohen në Rusi, ndihen nën presion. Për shembull, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komisioni për Marrëdhëniet Ekonomike me Evropën Lindore njofton se ka kompani dhe firma që i ndjejnë qartë pasojat e kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerkës për të ndërprerë marrëdhëniet e biznesit me rusët.
Sipërmarrësit kanë gjithashtu frikë se partnerët rusë tani do të kërkojnë mundësi të reja për biznes në Azi.
Komisioni për Marrëdhëniet Ekonomike me Evropën Lindore nuk jep rekomandime të përgjithshme për kompanitë gjermane. Por drejtori ekzekutiv, Rainer Lindner, thotë se kompanitë duhet të tregojnë kujdes. Aty ku zhvillohen luftime, është e nevojshme të mbrohen punëmarrësit.
\"Megjithatë si Rusia dhe Ukraina mbeten tregje të rëndësishme. Ka shumë sipërmarrje që duan t\'i vazhdojnë bizneset me këto vende dhe prandaj ne nuk u rekomandojmë të largihen nga ky treg.\" - thotë Lindner.
Shefi i Collonil-it është optimist, se gjendja e komplikuar në Ukrainë do të zgjidhet së shpejti. Por ai është edhe në kërkim tregjesh të reja në Emiratet e Bashkuara Arabe ose në Japoni.
Por në rast se qeveria gjermane vendos sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, Shoqata gjermane e Industrisë BDI do t\'i mbështesë ato. Paqja dhe liria janë mbi interesat ekonomike, thotë Rainer Lindner.
Por nga ana tjetër Komisioni për Marrëdhëniet Ekonomike me Evropën Lindore sheh në Rusi dhe Ukrainë shance edhe në kushtet e vështira aktuale. Çmimet e pasurive të patundshme janë ende shumë të ulëta. Po ashtu në zonat që nuk janë prekur nga trazirat ka ende kuptim për t\'u angazhuar,\" thotë Lindner.
/dw/