Kriza në Itali, mbyll 3500 kompani për 3 muaj
Romë, 31 maj - Kriza gjithmonë e më e rendë në Itali pasi që sipas te dhenave te Cerved, ne tremujorin e parë të 2013-es, falimentimet e kompanive kanë arritur një rekord të ri me 3500 procedura të cilat, janë +12% në krahasim me të njejten periudhë të vitit 2012.
Në përgjithesi mbylljet e kompanive janë pershpejtuar shumë dhe në tre muajt e parë llogariten rreth 23 mijë kompani që kanë nisur procedurat e falimentimit apo të likuidimit vullnetar, me një rritje prej 7% në krahasim me te njejten periudhë të vitit 2012.
Perveç falimentimeve, vazhdojnë të rriten dhe likuidimet, kane vendosur te mbyllin vullnetarisht aktivitetet 19 mije kompani (pa procedura falimentimi te meparshme), nje e dhene qe tregon rritje me 5,8% ne krahasim me te njejten periudh te vitit te kaluar.
Sipas Cerved, grupi i specializuar ne analizat e kompanive dhe ne modelet e vleresimit te rrezikut te kredise, fenomeni me i rendesishem eshte rritja e forte e buxheteve te miratuara, qe regjistrojne nje rritje me 76% ne baze vjetore, nje bum qe sjell nje rritje me 13% te procedurave te falimentimeve.
"Nje e dhene e Regjistrit te kompanive tregon se origjina e kesaj rritjeje jane normat me te cilat eshte reformuar disiplina falimentuese",- konfirmon studimi. Mundesia e prezantimit te kerkesave ne planin e rimekembjes dhe per te bllokuar veprimet ekzekutive, edhe me efekte retroaktive, vleresohet shume nga kompanite.
Me hyrjen ne fuqi te rregullave te reja, ne shtator 2012 dhe ne 31 marsin qe kaloi, veleresohet se jane prezantuar 2700 raste, me shume se dyfishi i tradicionales qe jane prezantuar ne te gjithe vitin e kaluar. Tre muajt e pare te 2013-es kane shenuar nje ndryshim ne trendin e falimentimeve nga pikepamja territoriale.