Kriza në Irlandë mban peng politikat monetare te BQE-së
Bruksel, 1 dhjetor - Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Zhan Klod Trishe tha se institucioni i tij nuk mund t`i rregullojë politikat e tij monetare për shkak të situatës së krijuar në njërën nga 16 vendet e eurozonës.
Për shkak të krizës me borxhe dhe bankat, Irlanda mori kredi nga BE dhe FMN-ja një vlerë prej 85 miliardë eurosh.
Nga frika se edhe ekonomitë e tjera mund të preken nga problemi i Irlandës, kriza është thelluar në eurozonë.