Kriza në Greqi ndjehet më shumë në dimër
Athinë, 25 janar - Në Greqi, për shkak të krizës ekonomike dhjetëra mijëra njerëz janë hequr nga puna. Edhe ata që janë në punë, marrin më pak rrogë.
Rritje herë pas here e çmimit të energjisë dhe gazit natyror si dhe rritja e taksave e ka përkeqësuar së tepërmi jetën në Greqi.
Kjo ka bërë që të shtohet dhe numri i atyre që nuk kanë mundësi të paguajnë faturat. Ditë pas dite shtohet numri i atyre që mbeten në errësirë për shkak të ndërprerjes së energjisë. Qindra njerëz që reagojnë ndaj këtij zbatimi, protestuan përpara selisë së kompanisë së shpërndarjes së energjisë në Athinë.
Qeveria greke, vitin e kaluar, kishte vendosur edhe një taksë shtesë për pasuritë e patundshme. Bëhet e ditur se energjia u ndërpritet edhe atyre që nuk kanë paguar këtë taksë.
Në këtë vend, ku njerëzit kanë filluar të mbeten pa drita, në pallatet që nuk kanë paguar faturat e gazit natyror njerëzit kanë kaluar në ngrohje me soba. Për shkak të reduktimit të sipërfaqeve pyjore nga zjarret, prerja e drurëve pa leje ka bërë që pyjet të shkojnë drejt zhdukjes.
Duke qenë grekët nuk janë mësuar me sobat, shpesh herë sobat bëhen shkak për rënien e zjarrit. Si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga soba në një shtëpi në veri të vendit vdiqën tre fëmijë.
Tymi ka kapluar qiejt e qyteteve të mëdha përfshi edhe kryeqytetin dhe kërcënon sidomos të sëmurët që kanë probleme me frymëmarrjen.