Kriza në Evropë, ndikon në Bursën e New York-ut
New York, 9 shtator - Pas publikimit të lajmit për rritjen e borxheve të bankave evropiane më shumë së parashikimet, kapitalistët amerikanë kanë filluar të blejnë ar duke çuar në uljen e dukshme të aksioneve të bursës së Nju Jorkut.
Ekspertët ekonomikë besojnë se me përkeqësimin e gjendjes ekonomike në Evropë ekziston mundësia që investitorët e brendshëm dhe të jashtëm të priren drejt tregut të arit që është më i sigurt për ruajtjen e pasurisë.
Sipas njoftimeve kjo do të çojë në rënien edhe më të madhe të aksioneve në bursë gjatë ditëve në vijim.