16 Janar 2025

Kriza në Eurozonë mund të zgjidhet përgjatë 2013-ës

Bruksel, 22 janar - Kriza në Eurozonë mund ngushtohet gjerësisht gjatë 2013-s si pasojë e përparimit të bërë nga vendet anëtare, tha ekonomisti gjerman Holger Schmieding të hënën.

"Kriza në Eurozonë mund të zgjidhet përgjatë 2013-s, nëse realizohen të gjitha reformat," tha Holger Schmieding, krye ekonomist i Bankës Berenberg, në një raport ku identifikon rreziqet dhe përparimin e bëra nga Eurozona.

Schmieding ia atribuon përparimin e bërë së fundi programit të blerjes së bonove, Transaksionet Direkte Monetare (OMT), i Bankës Qendrore Europiane.

BQE-ja premtoi për të blerë një sasi të pakufizuar të obligacioneve sovrane të disa vendeve të Eurozonës të përfshira në krizën e borxheve, me kusht që të kërkonin zyrtarisht ndihmë nga mekanizmi i shpëtimit.

Sipas Schmieding, tregjet financiare kanë filluar të përcjellin politikën monetare të Bankës Qendrore Europiane për ekonominë reale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)