Kriza në eurozonë, BQE në aksion për të ulur borxhin
Bruksel, 16 shtator - Pesë banka qëndrore kanë ofruar kredi tre mujore në dollarë amerikanë për bankat tregtare evropiane në mënyrë që të parandalohet ngritja e tregjeve të parave për shkak të krizës së vazhdueshme të borxheve.
BQE theksoi të enjten se nga muaji tetor do t`iu ofrojë bankave ndhima në mënyrë që të lehtësohen krizat e financimit në fund të vitit.
BQE deklaroi se do të vepronte në bashkëpunim më Rezervën Federale amerikane, Bankën e Anglisë, Bankën e Japonisë dhe Bankën Kombëtare Zviceriane.