Kriza greke, Trojka e shqetësuar për reformat
Athinë, 2 tetor - Trojka e përbërë nga Komisioni Evropian, Banka Qëndrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar sipas shkrimit të një gazete është e pakënaqur me planet e qeverisë greke për shkurtimet në personel në shërbimin publik.
Gazeta Ta Nea shkruan se përfaqësues të së ashtuquajturës troikë janë të shqetësuar se në `rezervë personeli` do të nxirren vetëm nëpunës të shtetit që janë në pragë të pensionit.
Sipas tyre ky do të ishte vetëm një program i pensionimit të hershëm që gati nuk kursen para.
Veç kësaj, për përfaqësuesit e trojkës ekziston frika që shumë nëpunës të shtetit, të cilët nuk mund të hiqen nga puna, mund të ngrenë padi duke kërkuar rimarrjen në punë.