17 Maj 2024

Kriza financiare rrezikon paqen

Prishtinë, 23 maj - Katër institutet prestigjoze gjermane për studimet e paqes publikojnë ekspertizën vjetore.

Kriza financiare u krijon shteteve evropiane jo vetëm probleme të rënda sociale, por veç kësaj shton edhe rrezikun për paqen.

Në këtë konkluzion arrijnë katër institutet prestigjoze gjermane për studimet e paqes në ekspertizën e fundit vjetore.

Bashkimi Evropian është i preokupuar me krizën e vet financiare, por jo përshtatje me kohën, vëren Bruno Schoch nga Fondacioni i Hesenit për Studimet e Paqes dhe Konflikteve. Një rregullim i tregut të financave në tërësi është urgjentisht i nevojshëm.

\"Bankat mbeten të paprekura nga tatimet\", kritikoi duke prezantuar ekspertizën në Berlin. \"Në vend që ta bëjë këtë e gjithë Evropa po i nënshtrohet një diktati kursimesh drakoniane, që e shtyn ekonominë në recesion.\"

Evropa dhe shteti social rrezikojnë kësisoj të dalin tërësisht jashtë kontrollit. Në një sfond të tillë është i nevojshëm një \"New Deal për Evropën\".

Kjo do të thotë, që detyrimet për qëndrueshmërinë e financave të kushtëzohen me solidaritetin evropian.

Kriza e euros e vendos në radhë të parë qeverinë gjermane përballë një sfide të re, sepse ajo po i imponon Gjermanisë si një gjigant ekonomik në rolin e drejtuesit përgjegjës evropian.

\"Thirrja për këtë përforcohet gjithnjë e më shumë, por njëkohësisht po shtohet edhe frika nga një Berlin i superfuqishëm\", tha Schoch. Përgjegjësia e drejtimit është diçka tjetër nga sundimi - ajo presupozon organizimin e konsensusit me të tjerët, duke marrë parasysh interesat e tyre.

Ekspertiza e paqes përpilohet çdo vit nga katë rinstitutet e mëdha të paqes. Krahas Fondacionit të Hesenit për Studtimet e Paqes dhe të Konflikteve (HSFK) dhe Instituti të Hamburgut për Politikën e Paqes dhe të Sigurisë, marrin pjesë edhe Qendra Ndërkombëtare për Konversion në Bon dhe Qendra studimore e Bashkësisë evangjeliste të Studimeve, FEST.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)