Kriza financiare përçan anëtarët e BQE-së
Bruksel, 10 shtator - Masat që duhen ndërmarrë për të ndihmuar disa vende të eurozonës që janë prekur nga kriza financiare, ka përçarë Komitetin Ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane.
Anëtari gjerman i këtij Komiteti, Jurgen Stark, njeriu kyç i politikave ekonomike të BQE-së, ka dhënë dorëheqjen pas kundërshtive të forta që kishte në lidhje planin, që parashikonte blerjen e borxhit të vendeve në rrezik.
Edhe pse në njoftimin zyrtar të BQE-së thuhet se Stark është larguar për motive personale, të gjithë shprehen të sigurtë se largimi i tij është i gjithi i lidhur me planin e shpëtimit të vendeve në krizë të eurozonës.
Dorëheqja e tij tronditi bursat, me frikën se dorëheqja e Stark është shenjë se Gjermania do t`i thotë jo planit të shpëtimit të vendeve në krizë, duke i qëndruar mendimit të disa ekonomistëve, \"se punëtorët gjermanë s`kanë pse të paguajnë për faj të peshkatarit grek.