Kriza, evropianët po varfërohen, 30 % s`përballojnë shpenzimet
Bruksel, 24 qershor - Një nga gjashtë evropianë kanë vështirësi me pagesat e faturave të rregullta mujore, tregon një anketë e kryer nga "Eurobarometri".
Anketa tregon se rreth 30 % e evropianëve e kanë të vështirë i përballojnë shpenzimet e shërbimeve për shëndetësi, për fëmijët apo për moshën e shtyrë.
Një nga gjashtë familje evropiane nuk është në gjendje t'i paguajë shpenzimet themelore, nuk ka para për ushqim apo për nevoja tjera ditore.
Komisioneri i BE-së për çështje sociale, Laslo Andor ka konfirmuar se varfëria është problem i madh në Evropë, dhe se kriza ekonomike vetëm e përkeqëson gjendjen.