15 Janar 2025

Kriza evropiane më e rënduar që nga vitit 2009

Bruksel, 23 nëntor - Ashtu si ishte parashikuar miratimi i buxhetit europian për periudhën 2014-2020 është i vështirë mes kontradidave të vendeve të bllokut.

Udhëheqësit e BE kanë filluar bisedimet  e ndërsa shumë prej tyre duke bërë thirrje për shkurtime në përputhje me kursimet që janë bërë në nivel kombëtar.

Bisedimet në Bruksel  pritet vazhdojnë të premten,  ndoshta dhe më gjatë. Vendet që mbështeten ndjeshëm në fondet e dhëna nga BE, përfshi Poloninë dhe fqinjët e saj ish-komunistë, duan që niveli aktual i shpenzimeve të ruhet sa ç’është ose të rritet. 

Britania e Madhe dhe disa kontribues të tjerë të rëndësishëm thonë se duhen bërë shkurtime. Në rrezik janë 973 miliardë euro. Projekt buxheti i njohur zyrtarisht si Kuadri Financiar Shumë-vjeçar, u hartua nga Presidenti i Këshillit të Europës, Herman van Rompuy, i cili bëri disa shkurtime nga plani origjinal i Komisionit Europian.

Franca ka si objektiv shkurtimet në agrikulturë, ndërsa vende të tjera në Europën Qendrore apo Lindore kundërshtojnë shkurtimet e shpenzimeve në kohezion, që nënkupton paratë e BE-së në ndihmë të përmirësimit të infrastrukturës së rajoneve të varfra.

Ato përbëjnë pikat më të rëndësishme të buxhetit. Plani i Van Rompuy parashikon 309,5 miliardë euro për kohezionin dhe 364,5 miliardë euro për agrikulturën.

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se një tjetër samit mund të jetë i nevojshëm në fillim të vitit të ardhshëm, nëse nuk ka marrëveshje gjatë këtij viti.

Në një fjalim në Parlamentin Evropian të mërkurën,  presidenti i Komisionit  Evropian  Jose Manuel Barroso u ankua pasi sipas tij  askush nuk kishte  diskutuar në cilësinë e investimeve.

Ndërkohë  David Cameron, ka paralajmëruar se ai mund të përdorë veton e tij në qoftë se vendet e tjera të BE-së bëjnë thirrje për çdo rritje të shpenzimeve në BE.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Cameron, foli për rreth gjysmë ore me Presidentin e Këshillit të Europës, Herman van Rompuy, si dhe Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.

Një deklaratë e Doëning Street pas mbledhjes, bënte të ditur se Cameron kishte theksuar rëndësinë për Britaninë, për shkurtimin e shpenzimeve me vlerë 3,56 miliardë euro në 2011-n.

Deklarata e quante shkurtimin “plotësisht të justifikueshëm”. Komisioni dhe disa qeveri të BE-së donin që të hiqej dorë nga ideja e shkurtimeve. Deklarata britanike shtonte se “ishte e qartë që do të duhej ende shumë kohë për të arritur një marrëveshje, që do të reflektonte vendimet e vështira të ndërmarra nga shtetet anëtare”.

 Holanda dhe Suedia mbështesin thirrjen e tij për një ngrirje në shpenzimet. Dështimi për të rënë dakord do të thotë kodrina mbi buxhetin e 2013 dhe  2014, duke e vënë  në rrezik disa projkete  afat-gjata.

Buxheti i BE-së është një fraksion i vogël i asaj që qeveritë e 27 vendeve anëtare shpenzojnë në total.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)