12 Janar 2025

Kriza europiane e borxheve arrin në lindje të kontinentit

Budapest, 29 nëntor - Hungaria iu shtua listës së vendeve që kanë kërkuar ndihmë financiare nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Kriza e europiane e borxheve është zgjeruar në zonat e Europës Qendrore dhe Lindore. Kjo pjesë e kontinentit ndodhet në një gjendje më serioze që pas krizës financiare të vitit 2008.

Rreziku më i rëndë për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore është se sistemi bankar, kontrollohet kryesisht nga vendet e Eurozonës. Në Hungari, Bullgari, Rumani etj., bankat me kapitale të huaja nga Italia, Franca dhe Greqia, kontrollojnë tregun.

Në Hungari, vendet e Eurozonës kanë mbi 85 për qind të kapitaleve të bankave. Në kohën e krizës, në të njëjtën kohë me uljen e besimit, vendet e Eurozonës do të tërheqin patjetër fonde nga degët e tyre në Europën Lindore dhe do të pakësojnë dhënien e kredive jashtë vendit.

Përveç këtyre, për arsye se Eurozona është tregu kryesor i eksportit i vendeve të Europës Lindore, nga ndikimi i keqësimit të gjendjes ekonomike të Eurozonës, mbetet e errët perspektiva e rimëkëmbjes së ekonomisë në zonat e Europës Qendrore dhe Lindore.

Në \"Raportin mbi perspektivën e ekonomisë së Europës Qendrore dhe Lindore\" të publikuar kohët e fundit nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (KFV), thuhet se në vitin 2012, rritja e ekonomisë në Europën Qendrore dhe Lindore do të ulet.

Në këtë raport theksohet se vendet e Europës Qendrore dhe Lindore mbështeten shumë tek tregtia dhe fondet e vendeve të Eurozonës. Në qoftë se kriza europiane e borxheve vazhdon të prekë ekonominë konkrete, kriza në eurozonë do të shtrijë kufijtë e saj në zonat e Europës Qendrore dhe Lindore.

Hungaria ndodhet në situatën më serioze ndër vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Komisioni Europian parashikon se në vitin 2012 rritja vjetore e ekonomisë hungareze do të jetë vetëm 0.5 %, më e ulëta ndër vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Tregu i kapitaleve ka ulur besimin ndaj Hungarisë deri në pikën e ngrirjes dhe brenda disa javësh kursi i këmbimit të forintës hungareze kundrejt euros u ul afro 20 %.

Hungaria shënon ndoshta fillimin e krizës së borxheve në Europën Qendrore dhe Lindore. Si pasojë e dëmtimit të besimit të tregut të kapitaleve, frika ka mundësi të shkaktojë një reaksion zinxhir në këtë rajon.

Edhe Polonia, ekonomia më e qëndrueshme në rajon, njohu një ulje afro 10 % të kursit të këmbimit të monedhës së saj me euron. Ndërkohë, Bullgaria, Rumania, Sllovenia dhe vende të tjera ballkanike do të bëhen të dëmtuarat e raundit tjetër, për shkak se kanë lidhje të ngushtë me Greqinë dhe Italinë.

Megjithatë, analistët janë të mendimit se situata në Europën Qendrore e Lindore është ende nën kontroll. Nga njëra anë, gjendja e borxheve në këto vende nuk është aq e keqe sa në Greqi e Portugali.

Nga ana tjetër, pjesa dërrmuese e këtyre vendeve nuk janë pranuar në Eurozonë dhe mund ta përballojnë krizën nëpërmjet rregullimit të politikave monetare. Sigurisht, më e rëndësishmja është që BE-ja duhet të hartojë një projekt efektiv për zgjidhjen e krizës, që të rikthejë besimin e investitorëve te euroja dhe gjithë BE-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)