Kriza ekonomike thellon varfërinë në Evropë
Bruksel, 15 shkurt - Kriza ekonomike në zonën euro ka rritur numrin e të varfërve dhe të pastrehëve në këtë Evropë dhe sipas një raporti të televizionit Euronews bëhet e ditur për boshatisjen e depove të ushqimeve në shumë vende evropiane.
Një funksionar evropian që nuk deshi të përmendet emri i tij, Euronews i ka thënë se kriza ekonomike në kontinent ka thelluar varfërinë dhe ka shtuar numrin e personave të pastrehë shumë prej të cilëve po humbin jetën tani si pasoj e acarit të madh.
Kurse Paolo Do Castro, kryetari i Komitetit të bujqësisë në BE ka thënë se marrëveshja mes Francës dhe Gjermanisë ka ndaluar shpërndarjen e ushqimit në mesin e personave të varfër dhe të pastrehë dhe ne vazhdimisht nga KE jemi duke kërkuar që të na lejojnë shpërndarjen e këtyre ndihmave.