15 Janar 2025

Kriza ekonomike sjell greva në Portugali

Lisbonë, 23 tetor - Politikat e shtrëngimit të rripit dhe tatimet rekorde të qeverisë portugeze janë bërë shkak i protestave të shumta në vend.

Kësaj radhe në grevë 4 ditore ka hyrë agjencia e vetme e lajmeve e Portugalisë “Lusa”.

Sipas gazetarit të kësaj agjencie, Tiego Dias kriza ekonomike nuk ndikon negativisht vetëm në media, por në gjitha sektore.

Dias, i cili i bëri një vlerësim ekonomisë portugeze për kanalin TRT Haber tha se qeveria që nga viti 2008 e këtej është duke zbatuar politika të pakuptimta të shtrëngimit të rripit.

Sipas Dias, edhe fjalët e Ministrit të Ekonomisë, Vitor Gaspar se “gjendja e vendit është e mirë dhe se shënohet rritje në ekonomi”, nuk janë shumë bindëse.

Ndërkaq nuk pritet krijimi i një gjendjeje të kaosit në rast se vështirësohet gjendja e jetesës në Portugali.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)