20 Nëntor 2024

Kriza ekonomike rëndon jetën e qytetarëve grekë

Athinë, 14 korrik - Kriza i ka ngujuar 73 për qind të grekëve në shtëpitë e tyre në këtë stinë të pushimeve verore.

Sipas një sondazhi të kryer në Greqi nga Instituti i Konsumatorit rezulton se këtë vit 73 për qind e grekëve nuk do të shkojë me pushime.

Sondazhi, i kryer në nivel kombëtar, tregon se qytetarët helenë që këtë verë do të qëndrojnë në shtëpi janë 10 për qind më shumë se një vit më parë.

Ndërkohë, edhe ata që do të shkojnë do të detyrohen të reduktojnë ditët e relaksit, tregon studimi i kryer nga një prej institucioneve më të besueshme.

Motivet, sipas sondazhit, i atribuohen në shumicën e rasteve, 70 për qind, krizës ekonomike që ka përfshirë Greqinë në tre vitet e fundit. Arsyet për këtë janë kryesisht-financiare (70 për qind e rasteve).

Njëzetë për qind e të anketuarve konsiderojnë se arsyet për këtë janë të lidhura me pasigurinë e vendit të punës dhe me jostabilitetin e financave.

Shpenzimet për 15 ditë pushim të një familje katër anëtarësh në Greqi janë rreth 2.700 euro, theksojnë mediat greke.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)