Kriza ekonomike prek shtresa të ndryshme në Greqi
Athinë, 13 korrik - Unioni i Mjekëve në Greqi ka njoftuar se për afro 5 vjet vendi përballet me probleme të shumta të cila kanë ndikuar në shëndetin e shtetasve grekë.
Ndikimi i krizës tek shëndeti në shoqërinë greke do të vazhdojë për një kohë të gjatë.
Sipas raportit të nxjerrë nga ky union 20% e atyre të sëmurëve të cilët kanë sigurime shëndetësore dhe kanë një punë për shkak të rritjes së çmimit të shërbimeve shëndetësore dhe farmaceutike nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet e medikamenteve.