06 Nëntor 2024

Kriza ekonomike në Venezuelë vazhdon të thellohet

Karakas, 23 gusht - Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro ka njoftuar se ka dalë me një “formulë magjike” për ta kthyer vendin në rrugën e duhur, ndërkohë që rritja e inflacionit, ndërprerjet e energjisë dhe urija masive po detyrojnë miliona vetë të largohen nga ky vend që dikur ishte më i begati i Amerikës së Jugut.

Pronarë biznesesh të vogla dhe shumë qytetarë shprehin skepticizëm për propozimet dhe shqetësohen se gjërat do të shkojnë më keq. Situata u komplikua edhe nga tërmeti i djeshëm me fuqi 7.3 ballë.

Situata po keqësohet përditë; njerëzit tani mbajnë stiva me kartmonedha pas zhvlerësimit drastik të monedhës së vendit. Presidenti Nicolas Maduro ka reaguar me masa që rezultojnë në zhvlerësimin prej 96% të valutës vendase, bolivarit.

“Programi i rimëkëmbjes ekonomike është më i ploti, më i shëndoshi, më i studiuari, më i përshtatshmi për realitetin historik të Venezuelës. Synimi është që ta përmbysim këtë situatë ekonomike që po kalojmë, e cila është produkt i luftës ekonomike, ndërkombëtare që po zhvillojnë armiqtë e vendit tonë”.

Ekonomistët kritikuan masat drastike të Maduros.

“Po bën punë shumë të keqe. Kjo masë, ky vendim, është edhe më i keq se të mëparshmit. Ky është një hap i papranueshëm. Mendoj se ai i përmbahet një ideali utopik,” thotë ekonomisti Angel Alvarado.

Qytetet i pllakosi heshtja pas njoftimit ndërkohë që pronarët e bizneseve dhe qytetarët përpiqeshin të parashikonin rezultatin e kësaj mase:

“Nuk e dimë se çfarë do të bëjmë. Nuk e dimë se ç’vlerë ka paraja jonë në këto momente. Herë flasin për kripto-monedhën ‘petro’, herë flasin për monedhën kombëtare ‘bolivar’. Është krijuar konfuzion,” thotë një venezuelian.

“I vetmi rezultat është që do të varfërohem. Të gjithë po varfërohemi,” thotë një venezueliane.

Kaosi dhe mungesat ushqimore në Venezuelë po detyrojnë miliona vetë të largohen nga vendi. Shumë prej tyre janë vendosur në Brazilin fqinj.

Në qytetin kufitar, Pacaraima tensionet sociale rezultuan në përleshje të shtunën, duke detyruar 1200 venezuelianë të largohen nga Brazili dhe të kthehen në situatën e tyre të pashpresë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)