Kriza ekonomike në Spanjë kërcenon paqen
Madrid, 21 shkurt - Protestave në Evropë që ndodhet nën kthetrat e krizës ekonomike çdo ditë dhe i shtohet edhe një tjetër.
Në Spanjë me mijëra njerëz kanë protestuar reformat e punës të bëra nga qeveria.
Demonstruesit e mbledhur me thirrjen e dy sindikatave më të mëdha të vendit, u derdhën nëpër rrugë në 57 qytete.
Demonstrata me pjesëmarrjen më të gjerë u organizua në kryeqytetin Madrid.
"Po s'pati bukë nuk ka edhe paqe" dhe "Në qoftë se do të bëni shkurtime bëjani bankave dhe klerikëve" ishin sloganet e demonstruesve.
Në Spanjë ku numri i të papunëve është më tepër se 5 milionë, sindikatat që organizojnë protestat thonë: "Ne nuk duam përplasje me qeverinë por, ndryshime në brendësinë e reformave".
Qeveria e RAHOJ-it me tendenca të djathta dhe e vendosur e vetme në pushtet, reformën e punës e kishte paraqitur si një reformë historike.
Reforma e cila iu njeh mundësi të reja të rinjve nën moshën 30 vjeçare, po mbledh reagime për shkak të lehtësimit të nxjerrjes nga puna dhe pakësimit të pagesës së kompensimit.