28 Prill 2024

Kriza ekonomike në SHBA, më e gjata që nga Depresioni i Madh

Washington, 21 shtator - Studimet e reja tregojnë se kriza e fundit në Shtetet e Bashkuara ishte rënia më e gjatë ekonomike që nga fundi i Depresionit të Madh në vitet 1930.

Zyra Kombëtare për Studimet Ekonomike, që konsiderohet  arbitri zyrtar i shifrave ekonomike, tha sot se kriza zgjati 18 muaj, nga dhjetori 2007 deri në qershor 2009.

Disa ekonomistë kanë shprehur shqetësimin se Shtetet e Bashkuara mund të bien në një krizë tjetër, për shkak të rimëkëmbjes së ngadaltë të tregut të punësimit dhe problemet e vazhdueshme me tregun e shtëpive.

Por rimëkëmbja e ngadaltë ekonomike ka bërë që mbështetja e publikut për presidentin Obama të bjerë pak para zgjedhjeve të nëntorit për kongres.

Zoti Obama i mbrojti politikat e tij gjatë një programi televiziv sot. Ai tha se vendimet e tij të vështira dhe ndoshta jo shumë të pëlqyera kanë kontribuar që vendi të mos bjerë në depresion, të mos mbyllen vende të tjera pune dhe të kthehen fitimet e bizneseve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)