Kriza ekonomike në Itali, BE thrret takim urgjent
Bruksel, 11 tetor - Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuj, i kërkoi zyrtarëve të lartë të diskutojnë në një mbledhje urgjente mbi krizën në vendet e eurozonës duke reflektuar kështu dhe për shqetësimet se kriza mund të përhapet edhe ne Itali.
Zëdhënësi i Rompuj, Dirk De Baker tha se ky takim nuk ka të bëjë konkretisht me krizën por më tepër synon koordinimin midis vendeve të Evropës.
Ndërkohë, dy zyrtarë të lartë deklaruan për agjensisë Rojters se takimi do të diskutohet në veçanti çështjen e Italisë. Presioni i tregut në Itali ka ardhur për shkak të borxhit të larte dhe ritmeve të ngadalta të ekonomisë.
Disa ditë më parë, ministri italian i ekonomisë Xhulio Tremonti tha se do të ketë shkurtime të thella të shpenzimeve për të kontrolluar deficitin buxhetor madje ai u kërkoi ministrave të tjerë të përgatiten për një sezon pa rroga. Italia është vendi i tretë në rajon me ekonominë më të fuqishme.