Kriza ekonomike në Greqi, rrit numrin e vetëvrasjeve
Athinë, 30 nëntor - Numri i vetëvrasjeve në Greqi nga fillimi i krizës është rritur dukshëm, tregojnë të dhënat e fundit, por nuk është plotësisht e sqaruar nëse ajo mund t\'u referohet problemeve ekonomike të qytetarëve grekë.
Në përgjigje të pyetjes të dy deputetëve të SYRIZA-s, ministri i Rendit Publik, Nikos Dendis publikoi të dhëna policore, sipas të cilave \'\'në vitin 2009 janë vetëvrarë 677 persona, në vitin 2010 - 830 të tillë, në vitin 2011 - 927, ndërsa këtë vit deri në gusht jetën e kanë humbur 690 persona\'\'.
Fakti që më shumë se 3 100 grekë janë vetëvrarë në vitet nga kriza ekonomike tërheq më shumë vëmendje në ndikimin e saj mbi njerëzit.
Megjithatë, të dhënat policore nuk japin hollësi për këto vetëvrasje, siç janë rrethanat në të cilat janë kryer ose mosha e të vdekurve.
Nga ana tjetër, sipas Eurostatit në vitin 2009 Greqia ka pasur shkallë më të ulët të vetëvrasjeve në Bashkimin Evropian.
Në çdo 100 000 qytetarë në Greqi para tre vjetëve kishte tre vetëvrasje, në krahasim me mesataren e BE-së e cila arrin 10,4.