Kriza ekonomike në Evropë sa vjen dhe po thellohet
Bruksel, 27 qershor - Kriza ekonomike në Evropë sa vjen dhe po thellohet. Pala greke e Qipros është vendi i pestë i Eurozonës që aplikon në Bashkimin Evropian për paketë ndihmash.
Agjencia Ndërkombëtare e Normimit të Kredisë, Fitch duke e zbritur një shkallë notën e kredisë afatgjatë të pjesës greke të Qipros, e ka ulur atë nga \"BBB-\" në \"BB\", kurse perspektiva e notës së kredisë është përcaktuar të jetë \"negative\".
Edhe Spanjës i ka ardhur një goditje nga Moody\'s, e cila ka zbritur notën e kreditit të 28 bankave spanjolle.
Kurse miliarderi dollarëve si dhe spekuluesi i famshëm George Soros, është shprehur se në qoftë se nuk krijohet një autoritet financiar, i cili do të bashkëpunojë urgjentisht me Bankën Qendrore Evropiane, atëherë shkatërrimi është i pashmangshëm.