Kriza ekonomike, kërcënimi i madh për BE-në
Londër, 20 shtator - Ministri i ekonomisë angleze e cilësoi krizën ekonomike evropiane si kërcënimin më të madh të Bashkimit Evropian.
Sipas Reuters, Xhorxh Ozbraun ministri i ekonomisë angleze ditën e premte deklaroi se duhet të shqetësohemi për rikthimin e krizës së borxheve në Evropë.
Kjo krizë është shumë serioze dhe kërcënimi më i madh për ekonominë evropiane.
Ai shtoi se po mos të merren masat e duhura për uljen e shpenzimeve publike në Angli atëherë do të përballemi me një katastrofë të rëndë ekonomike.