19 Nëntor 2024

Kriza ekonomike godet edhe ushtrinë bullgare

Sofje, 28 shtator - Bëhet e ditur se avionët që janë në inventarin e forcave ajrore bullgare nuk janë në gjendje të fluturojnë për shkak të mos kryerjes së shërbimit të mirëmbajtjes.
 
Ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Angel Naydenov, në një konferencë për shtyp u ankua për pamjaftueshmërinë e buxhetit.

Naydenov, u shpreh në lidhje me problemet e Forcave të Armatosura dhe tha se avionët luftarakë nuk janë në gjendje të fluturojnë.

Ai akuzoi dhe mbajti përgjegjës ish-kryeministrin Boyko Borisov për gjendjen në të cilën ndodhen sot këto forca.

Ministri bullgar u shpreh se nga qeveria e vjetër kanë marrë në dorëzim një “trashëgimi të rëndë” në fushën e mbrojtjes dhe vetëm për modernizimin e avionëve luftarakë të tipt MIG-29 nevojiten 75 milionë euro.

Ai tha gjithashtu se blerja e avionëve të rinj luftarak “për momentin është e pamundur” për shkak të gjendjes ekonomike të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)