16 Janar 2025

Kriza ekonomike, Gjermania drejt recesionit

Berlin, 15 janar - Ekonomia gjermane u rrit me 0,7% në vitin 2012, çka shënon një rënie të ndjeshme nga rritja e vitit paraardhës, treguan të martën të dhënat paraprake.

Në vitin 2011, Gjermania kryesoi rritjen në Eurozonë me 3%. Tkurrja në vitin e lënë pas duket se ndikohet kryesisht nga një tremujor i fundit tepër i dobët.

“Në vitin 2012, pavarësisht reduktimit të rritjes, ekonomia gjermane tregoi veten të qëndrueshme në një mjedis të vështirë ekonomik, duke përballuar me sukses recesionin ekonomik ne Europe”, shkruhej në raportin e Zyrës Federale të Statistikave “Destatis”.

Megjithatë, disa analistë besojnë se ekonomia gjermane është në prag të rënies për vete në recesion.

“Nëse do të konfirmohet në total rritja prej 0,7%, rënia në tremujorin e katërt në Gjermani është prej -0,5% dhe këto shifra janë tepër shqetësuese”, deklaroi një prej ekspertëve të “Destatis”, Norbert Raeth.

Në ekonomi, recesioni përkufizohet si rënie e ekonomisë për dy tremujorë radhazi.

Përballë përkeqësimit të situatës ekonomike në Europë, Banka Qendrore Gjermane (Bundesbank) ka reduktuar pritshmëritë për rritjen në 2013-n, me 0,4%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)