Kriza ekonomike detyron grekët të emigrojnë në Gjermania dhe Angli
Athinë, 8 janar - Kriza ekonomike që ka goditur Greqinë, dhe rritja e papunsisë në 26 për qind (53 për qind tek moshat nën 25 vjeç) kanë detyruar me mijëra grek të emigrojnë në vënde të tjera të Europës siç është Gjermania dhe Anglia.
Sipas statistikave të publikuara numri i grekëve që kanë emigruar për arsye ekonomike në Gjermani u rrit 11 për qind gjatë vitit 2012, duke e çuar numrin e emigrantëve grek që kanë shkuar vitet e krizës 2009-2012 në Gjermani në 123000 persona!