Kriza ekonomike, Çekia ka humbur tre vjet nga zhvillimi i saj
Pragë, 24 shkurt - Guvernatori i Bankës Popullore të Çekisë, Mirosllav Singer, vlerësoi se për shkak të krizës globale ekonomike, ekonomia çeke ka humbur tre vjet nga zhvillimi i saj. Sipas tij, ekonomia çeke tani gjendet në nivelin e vitit 2007.
Banka Qendrore e Çekisë vlerësoi se për përmirësimin e rënies në bursë të Bruto Prodhimin Vendor nga kuartali i tretë në vitin 2008, ekonomisë do ti nevojiten 13 kuartale.
Banka Qendrore për sivjet parashikoi rritje prej vetëm 1,6 për qind, parashikimi është i ngjashëm me atë të FMN-së prej ku parashikojnë rritje prej 1,7 për qind.
Përkundër shtrenjtimeve të çmimeve të naftës dhe gazit në tregjet botërore, FMN-ja në Çeki pret që inflacioni sivjet të arrijë dy për qind.
FMN-ja vlerësoi pozitivisht edhe qëllimin e Qeverisë të vitit 2012 për ta rritur në 20 për qind tatimin e vlerës së shtuar.