19 Nëntor 2024

Kriza e SHBA-së mund të shkaktojë trazira të rënda globale

Paris, 15 tetor - Guvernatori i Bankës së Francës, Christian Noyer ka paralajmëruar marrjen e masave të duhura kundër pasojave të kolapsit të SHBA-së mbi çështjen e borxhit, që mund të shkaktojë turbullira jashtëzakonisht të dhunshme në të gjitha tregjet financiare në mbarë botën.

\'\'Në qoftë se nuk do të arrihet marrëveshja mbi çështjen e borxhit amerikan sipas FMN-së, do të ketë një situatë kaotike në tregjet financiare e shoqëruar me trazira globale të dhunshme\'\', theksoi Noyer, në një intervistë me të përditshmen Le Figaro.

Noyer u shpreh se komunikata e G20, që u mbajt këtë fundjavë në Uashington i bën thirrje qeverisë të lërë mënjanë mosmarrëveshjet, me nismë për të \'\'rritur ndërgjegjësimin e publikut amerikan mbi disavantazhet e mundshme të kolapsit buxhetor\'\'.

Vijimi i bllokimit të administratës amerikane do të shoqërohet me \'\'rënie të besimit dhe paqëndrueshmëri te konsumatori dhe biznesi, pasi mbetet pengesë serioze për rritjen ekonomike të SHBA-së\'\', argumentoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)