06 Maj 2024

Kriza e Eurozonës do të ndikojë edhe në Kosovë

Prishtinë, 3 nëntor - Shefi i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters në një deklaratë para studetëve në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) ka deklaruar se Kosova dhe shtetet e rajonit në vitin 2012 do të përballen me një klimë të rëndë ekonomike si pasojë e ndikimit të krizës ekonomike në Europë.

Në këtë rast, ai theksoi se Kosova aktualisht e ka gjendjen më të keqe në rajon sa i përket papunësisë dhe kjo shtron nevojën për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që të tërhiqen investimet nga jashtë.

“Shtetet mund të jenë më të suksesshme për të tërhequr investime, nëse investitorët kanë besim në institucione dhe mundësinë për të zbatuar huadhënie dhe rregulla në mënyrë të njëtrajtshme dhe për të bërë fushën në nivelin e duhur për të gjitha kompanitë. Kjo shpesh referohet si infrastruktura e butë e shtetit”, ka thënë ai.

Por, menaxheri i Bankës Botërore, Olters krahas rekomandimeve se si të tërhiqen investimet nga jashtë ka paralajmëruar se Kosova dhe shtetet e rajonit në vitin 2012 do të përballen me një klimë të rëndë ekonomike si pasojë e ndikimit të krizës ekonomike në Evropë.

“Nëse shikojmë në vitin 2012 duket të jetë i vështirë, për shkak te krizës evropiane. Duhet të krijohet hapësirë e mjaftueshme fiskale për të zbatuar agjendën ambicioze të investimit publik”, ka thënë ai.
 
Ai vlerësoi se energjetika në vend është në gjendje jo të mirë e cila mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas tij ekspertët e Bankës Botërore kanë bërë matjet për këtë fushë dhe ata po presin rezultatet se si duhet të zhvillohet sektori i energjisë elektrike në Kosovë. Olters përsëriti se Kosovës i duhen reforma më të thella në shumë fusha.

“Mendoj se në kuptimin e motorëve të mundshëm për rritje në aspektin e periudhës së mesme ose të gjatë, situata në Kosovë nuk është ndryshe nga shumë vende në rajon. Është e qartë se sektori i energjisë është dhe do të mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm që do të ndihmon zhvillimin ekonomik në Kosovë edhe në vendet në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Olters.

Ai potencoi se sektori që mund të zhvillojë Kosovën është ai i prodhimtarisë dhe se krahas rrugëve Kosova duhet të ketë prodhim për të mbuluar kostot e shpenzimeve për to.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)