Kriza e euros: Finlanda kërkon garanci prej Irlandës
Helsinki, 17 nëntor - Ministrat e Financave të vendeve anëtare të zonës së euros këshillohen këtë të martë për gjendjen aktuale në vendet e futura në borxhe, në veçanti në Irlandë.
Qeveria në Dublin ka theksuar se nuk ka nevojë për ndihma nga fondi i shpëtimit. Edhe në Komisionin Evropian thuhet se nuk ka nevojë urgjente në dhënien e kredive.
Finlanda bëri tani të qartë se ndihmat eventuale të Irlandës me miliarda euro prej BE-së do të lidhen me kushte shumë të rrepta financiare.
Fondi i shpëtimit është paramenduar, sipas qeverisë së këtij vendi, vetëm për raste emergjente.
Ministri i Financave i Finlandës, Jyrki Katainen, i deklaroi gazetës gjermane "Die Welt" se nga qeveria e Irlandës do të kërkohen edhe garanci për kthimin e borxheve.
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, paralajmëroi gjatë një fjalimi, se në fund të fundit bëhet fjalë për mbijetesën e euro-zonës dhe të BE-së.