19 Nëntor 2024

Kriza e buxhetit ka ngadalësuar rritjen ekonomike të SHBA-së

Washington, 18 tetor - Kriza e buxhetit ka ngadalësuar rritjen ekonomike të Shteteve e Bashkuara të Amerikës, deklaroi Presidenti i vendit Barack Obama ditën e enjte në një fjalim televiziv.

 "Kërcënimi i dyfishtë ndaj ekonomisë sonë është eleminuar, dhe unë lavdëroj demokratët dhe republikanët për faktin që ata u mblodhën së bashku dhe ranë dakord", - tha Barack Obama.

Sipas fjalëve të tij, zgjatja më shumë se dy javë e mbylljes së institucioneve shtetërore dhe negociatat në lidhje me ngritjen e "tavanit" të borxhit të qeverisë shkaktuan "dëme krejtësisht fakultative në ekonominë tonë".

"Ne nuk i dimë përmasat e këtij dëmi, por të gjithë analistët pajtohen me mendimin se ai ngadalësoi rritjen (ekonomike) tonë", - tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas fjalëve të të cilit, në kompromisin e arritur "nuk ka fitues".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)