29 Prill 2024

Kriza e borxhit, SHBA në kërkim të kompromisit

Washington, 28 korrik - Republikanët dhe Demokratët vazhdojnë përpjekjet për të arritur kompromis rreth kufirit të borxhit.

Lideri i republikanëve në Kongres, Xhon Bohner, ka kërkuar nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të mbështesin planin e tij për të shkurtuar buxhetin e SHBA-së dhe për të rritur kufirin e borxhit.

Apeli i tij vjen me gjithë kërcënimin e vetos nga Shtëpia e Bardhë dhe refuzimet e udhëheqësve demokratë në Senat.

Kundërhtimet e demokratëve kanë të bëjnë me, siç thonë, faktin se plani i Bohnerit do të rriste kufirin e borxhit vetëm për gjashtë muaj, duke e bërë politikën edhe më të vështirë për ligjvënësit, përpara zgjedhjeve të nëntorit 2012.

Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të dështojnë për të paguar borxhin, nëse kufiri i huamarrjes nuk rritet deri më 2 gusht. Thesari ka paralajmëruar se do të dalë me një plan veprimi për qeverinë, nëse nuk respketohet afati i caktuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)