Kriza e borxhit sfida më e madhe në historinë e BE-së
Bruksel, 29 shtator - Kriza e borxhit është sfida më e madhe në historinë e Bashkimit Evropian (BE), vlerësoi sot presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian (PE).
\"Ne po përballemi sot me sfidën më të madhe që ka njohur ndonjëherë Unioni ynë në të gjithë historinë e tij\", deklaroi ai, duke e gjykuar jo vetëm të mundshme, por edhe të nevojshme zgjidhjen e krizës financiare, ekonomike dhe sociale që po kalon aktualisht Evropa.