Kriza e borxhit në Eurozonë nuk kapërcehet në të ardhmen e afërt
Berlin, 21 gusht - Në të ardhmen e afërt kapërcimi i krizës së borxhit në zonën e euros do të jetë i pamundur, megjithatë \"në këtë drejtim vihet re njëfarë progresi dhe investitorët e shohin atë\".
Për këtë deklaroi Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në një intervistë për gazetën \"Ruhr Nachrichten\".
\"Ne duhet të bëjmë durim dhe t\'i përmbahemi vazhdimisht konceptit tonë, i cili supozon vetëpërgjegjësinë e shteteve dhe shfaqjen e solidaritetit\", - tha Angela Merkel.
Sipas mendimit të Kancelares gjermane, shenjë pozitive është fakti që në eurozonë u vu re sërish një rritje e vogël ekonomike.