Kriza e borxhit, moment vendimtar për të ardhmen e Evropës
Bruksel, 20 tetor - Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso kërkoi sot që Evropa të japë të dielën, gjatë samitit të lartë europian, një përgjigje të vlefshme për krizën e borxhit për të parandaluar përhapjen duke shtuar se kriza e borxhit është një moment vendimtar për të ardhmen e Evropës.
Ne presim një përgjigje të vlefshme për garantimin e të gjitha vendeve, deklaroi ai për shtypin, ndërkohë që Gjermania është shprehur e rezervuar për pritshmëritë e këtij takimi. Ne jemi në një moment vendimtar për të ardhmen e euros dhe të Evropës, shtoi Barroso.