Kriza e borxheve në Itali sërish në fokus
Romë, 4 shtator - Kriza e borxheve në Itali është vendosur sërish në fokus. Në një intervistë për gazetën italiane "Il Sole 24 Ore", shefi i Bankës Qendrore Evropiane Jean-Claude Trichet, i bëri thirrje Italisë të vërë në jetë paketën e kursimeve për reduktimin e krizës së borxheve.
Qeveria në Romë në fillim të gushtit njoftoi masa kursimi me një volum prej 45,5 miliardë eurosh, por pak ditë më parë vendosi ndryshime në paketë.
Ngjarjet në Itali vëzhgohen me vëmendje edhe nga Brukseli, ndërsa një zëdhënës i komisionerit për politikën monetare, Olli Rehn, deklaroi se objektivat e miratuar të kursimit në Itali janë në dyshime.
Ndërkohë lajme pozitive ka pasur për Irlandën dhe Portugalinë në një kohë kur FMN miratoi këstin e radhës të kredisë. Edhe BE dha dritën e gjelbër për mbështetje të mëtejshme financiare për Irlandën.