Kriza e borxheve, liderët e BE-së takohen javën e ardhshme
Bruksel, 3 janar - Kancelarja Gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti Francez, Nikola Sarkozi, thanë se do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar për krizën e borxhit të Eurozonës.
Tryeza e pare per vitin 2012 vjen pasi vendet e Bashkimit Europian - perveç Britanise se Madhe- pranuan te punojne se bashku për një traktat të ri për të stabilizuar krizën e Eurozonës.
Megjithate ende nuk eshte e qarte se si traktati mund te funksionoje krah strukturave ekzistuese te BE-se. i ashtuquajturi union fiskal do te perfshije sanksione automatike, te cilat mund te bllokohen veten nga shumica e shteteve te fuqishme.
Në deklaratat e tyre, të dy udheheqesit europiane, Merkel dhe Sarkozi thane se takimi i pare i 2012 synon te pergatise terrenin per samitet e ardhshem.. Këshilli Europian do të mblidhet me 30 Janar.
Shume analiste parashikojne recesion ne vitin 2012- duke iu referuar shifrave te publikuara se fundmi, qe tregojne se rritja ekonomike ne kontinentin e vjeter, ne periudhen korrik-shtator ka qene vetem 0.2 %.
Kancelarja Gjermane, Angela Merkel tha se Europa po perballet me testin me te veshtire ne dekadat e fundit.
Ndersa per Presidentin Francez, viti 2012 eshte i mbushur me rreziqe. Nikola Sarkozine e pret nje gare e veshtire presidenciale.
Kundershtari i tij socialist, Fransua Holand ka kundershtuar disa nga ndryshimet e traktatit.