Kriza e borxheve godet Wallstreet
New York, 1 nëntor - Kriza e borxheve në Eurozonë ka shënuar pasojat e para të mëdha në Wallstreet.
Kompania e sigurisë, MF Global, ka shpallur falimentimin pas shqetësimeve për borxhin rreth 6 miliardë dollarësh i cilat nuk i janë kthyer nga klientët në Itali, Spanjë dhe Portugali.
Në javën e kaluar, MF Global raportoi për humbjen e saj më të madhe, ku fitimet e kësaj kompanie ranë për 66 për qind.
Bankrotimi i MF Global vlerësohet të jetë rënia e tetë për nga pesha financiare e një kompanie në Shtetet e Bashkuara.