Kriza e borxheve: Eurozona rrezikon mbijetesën e saj
Bruksel, 18 korrik - Eurozona e ka të domosdoshme që gjatë ditëve të ardhshme të përpilojë një plan të ri shpëtimi për Greqinë, i cili mund të përfshijnë marrjen e borxhit të vendit, në kuadër të një takimi të drejtuesve të saj që do të ketë si qëllim parandalimin e një përhapje të rrezikshme të krizës së borxheve.
"Është koha që Evropa të zgjohet", deklaroi kryeministri grek Jorgos Papandreu në një intervistë botuar të dielën nga e përditshmja ''Kathimerini''.
"Ne jemi në rrugën e duhur për të arritur në një zgjidhje afatgjatë çështjes dhe problemeve të borxhit të vendit'', u shpreh ai, në një moment kur po zhvillohet negociata intensive lidhur me çështjen.
Situata është vërtetë serioze serioze, pas një jave të vështirë në tregje e cila shfaqi rrezikun e përhapjes në Itali, ekonomia e tretë zonës euro.
Roma, nën presion, përfundoi vetëm në një kohë rekord një plan ma masa shtrëngimi ekonomik prej 48 miliardë eurosh.
Ndërkohë nga an tjetër, vëmendja e tregut ka qenë e zhvendosur nga kriza tjetër e borxheve që shpërtheu në Shtetet e Bashkuara, vend që rrezikon që të mos arrijë të realizojë të gjitha pagesat pas 2 gushtit, në mungesë të një marrëveshjeje politike për të rritur nivelin tavan ligjor të borxhit publik të vendit.