Kriza, BE paketë 750 miliardë euro për të shpëtuar euron
Bruksel, 10 maj - Ministrat e financave të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të krijojnë një fond, që do të shkojë deri në 750 miliardë euro dhe që synon mbrojtjen e vendeve të eurozonës, të kërcënuara nga problemet financiare, të ngjashme me ato të Greqisë.
Komisioni Evropian do të ofrojë për këtë fond 60 miliardë euro, derisa pjesa tjetër do të jepet nga vendet e eurozonës. Pritet që dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar të jap kontributin e vetë.
Komisioneri për çështjet financiare, Olli Rehn, tha se plani është dëshmi e vendosmërisë për të mbrojtur euron.
"Përpjekjet fiskale të vendeve anëtare të BE-së, ndihma nga Komisioni Evropian, nga vendet anëtare si dhe masat e marra nga Banka Qëndrore Evropiane, tregojnë se ne do ta mbrojmë euron me të gjitha mënyrat", tha Rehn.