Kriza bankare e Qipros ka ndikuar edhe në Rumani

Bukuresht, 2 maj - Kriza ekonomike e përjetuar në sistemin bankar të pjesës greko-qipriote ka ndikuar edhe filialet në Evropë.
Në Rumani banka Bank of Cyprus, veprimtaria e së cilës u ndalua një muaj më par nxori në shitje 12 nga filialet e saj, por ato nuk arritën të gjejnë blerës.
Pas kësaj banka iu dorëzua një tjetër banke greko-qipriote me veprimtari në Rumani.
Deri një muaj më parë pjesa greko-qipriote u trondit me bankat që filluan të falimentojnë njëra pas tjetrës.
Tronditja u përhap edhe në vendet e tjera ku këto banka kishin filialet e tyre.
Banka më e madhe greko-qipriote ndaloi veprimtarinë e saj në 12 filiale që kishte në Rumani. Negociatat me bankat e interesuara vijuan për një muaj me radhë.
Të gjithë të interesuarit hoqën dorë një e nga një dhe kapitali aktiv i vlerës 82 milionë euro dhe ai pasiv i vlerës 77 milionë euro iu dhanë në dorëzim një banke tjetër greko-qipriote, Marfin Bank.
Veprimet e dorëzimit të bankës morën edhe miratimin e Këshillit Rumun të Konkurrencës.
Klientët e bankës së falimentuar, kanë filluar të bëjnë veprime bankare nëpër arkat e bankës së re.
Marfin Bank, me një të kaluar 100 vjeçare, ka rreth 0,006% të pjesë së tregut në Rumani.
Kurse përpara falimentimit të dyja bankat kishin rreth 1,3% të tregut rumun.
Ndërkohë depozitat me vlerë më shumë se 100 mijë euro në bankën e falimentuar, janë sekuestruar në një pjesë të madhe.
Ndërsa 37% e depozitave të pasiguruara me vlerë mbi 100 mijë euro janë kthyer në aksione të tipit A, rreth 30% e tyre është bllokuar.
Pjesa greko-qipriote ka deklaruar se ata në muajin qershor do ta kenë të qartë se sa burime kanë arritur të sigurojnë me këtë masë.